HomeHumor - ArgëtimDITA E RRENAVE

DITA E RRENAVE

Një Prillin e njohim në kalendar,

Si Ditën e Rrenave, pa asnjë zarar.

Nga rrenat e kësaj dite me privilegj,

Nuk preket askush, nuk ndjehet keq.

Po, pra, pse andaj të hidhërohemi kot,

Deri sa rrenat janë, modele në botë.

Kur kemi gënjyer mbi tokë e për qielli,

Pse mos të rrejmë, kur vjen Një Prilli?!

Ndaj rrenën mos ta marrim me hidhërim,

Se politika e njeh më shumë se premtim.

Në saje të rrenës, kanë ngritur pallate,

Kanë zhvatur fonde, për çështje private.

Sa më shumë rrejnë, më tepër krenohen,

T’paktën n’Ramazan, mos të turpërohen.

Kanë rrejt në luftë, rrejnë edhe në paqe,

Burrat me kravata e me gjithë mustaqe.

Rrenat nuk ndalen e na dalshin fare…

Askujt s’i ha palla për turp e marre.

Bile, nuk skuqen dhe as pendohen,

E kanë si ushqim, madje lavdërohen.

Për Ditën e Rrenave, del një urim:

Gëzuar për jetë e them pa ngurrim,

1 Prilli, që na vjen një herë në vit

Për të gënjyer, ashtu për çdo ditë!

Spica Metalike

(Karikatura marrë nga interneti)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments