HomeIntervistaAleks Kapllaj: Intervistë me "muzën" e poetit, Arilda Lleshi

Aleks Kapllaj: Intervistë me “muzën” e poetit, Arilda Lleshi

“Poeti dhe muza” e Martin Camajt, sillet në skenë në Muzeun historik të Vjenës, aty ku ruhen shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut

Në Muzeun historik të Vjenës, aty ku ruhen përkrenarja dhe shpata e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, artistët shqiptarë dhe ndërkombëtarë, (austriakë dhe rusë), me rastin e kalimit në amshim të Martin Camaj, do të sjellin në skenë së shpejti veprën e tij, “Poeti dhe Muza”!

Ne i kemi marrë një intervistë “Muzës” së gjuhëtarit, shkrimtarit, poetit dhe sidomos prozatorit lirik, Martin Camaj, (ky i fundit i interpretuar nga Gjergj Jozef Kola), modeles dhe studentes Arilda Lleshi, një “Muzë” e andrrave të studentëve dhe rinisë shqiptare në emigracion dhe në Shqipëri, për virtytet dhe vlerat e saj inspiruese në formimin profesional e njerzor, brumosur me dashurinë për kulturën, bukurinë dhe elegancën estetike  të rinisë shqiptare, që besojnë në etikën e një shoqërie të pastër në ruajtjen e vlerave të familjes dhe solidaritetit humanitar në shoqërinë shqiptare dhe në mirënjohjen për të gjithë korifejtë e kombit që i dedikuan jetën e tyre vendit tonë, duke hyrë në Panteonin e kulturës shqiptare si Martin Camaj, Arshi Pipa, Ernest Koliqi, Mitrush Kuteli, Lasgush Poradeci, Anton Arapi dhe të shtetformuesit, Poetit kombëtar, At Gjergj Fishta.

Studente, Model e së fundi edhe Aktore per rolin e Muzës në dramën: “Poeti dhe Muza” mbi jetën e poetit Martin Camaj. A po ju ndihmon Vjena të plotësoni andrrat e jetës tuaj?

Padyshim roli është shumë i veçantë. Jam shumë e gëzuar të jem, qoftë edhe për disa orë, muza poetike e Martin Camaj. Andrrat janë të shumta, por të jem pjesë e projekteve artistike që sjellin në jetë veprat e figurave te kombit tonë është një prej tyre.

Na thoni dicka mbi themen që po shkruani për mbrojtjen e magjistratures?

Temën e diplomës po e shkruaj mbi filozofine e të drejtave territoriale. Nga teoritë ekzistuese mbi te drejtat territoriale, unë mbroj teorinë e vetëvendosjes si një teori më demokratike, pasi ajo e vendos theksin tek vullneti i popujve.

A mund të na tregoni mbi pasionin e karrieren tuaj si modele në Shqipni?

Modelingun e kam nisur që herët, fillimisht në një event mode në qytet e pastaj jam angazhuar me Grace Models, një shkollë dhe agjensi modelingu. Megjithate pas gjimnazit, unë u largova nga Shqipëria për të studjuar jashtë dhe rrugëtimi im i modelingut u ndërpre aty.

A do ta vazhdoni atë edhe në Vjenë?

Studimet më marrin shumë kohë dhe nuk është pjesë e rëndësishme e planeve të mia, por jam gjithmonë e hapur për mundësi të tilla.

Ju do të luani në kët dramë së bashku me aktoren e njoftun austriake Barbara Braun, nën muzikën e Elena Rozanovës dhe baletit rus. Si ju duket nji sfidë e tillë?

Një eksperience shumë e bukur. Roli im eshte simbolik, jo edhe aq sfidues nga aspekti teknik e artistik.

Do të jeni aktorja e parë shqiptare që do të performoni afër dy simboleve të kombit shqiptar, përkrenares dhe shpatës së Gjergj Kastriotit, ne Muzeumin historik te Vjenës. A ju mbush me emocion nji moment i tille?

Vendi është tejet i gjetur. Muza, nga ku Martini merr frymëzim e me të cilën bashkëbisedon, me shumë gjasa është vetë atdheu. Vend më të mirë se muzeu ku ruhen shpata dhe përkrenarja e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu s’ka, për të kujtuar madhështinë e atdheut.

A do te vazhdoni nji karrierë apo formim si aktore?

Karriere jo. Role te tilla te vogla janë entuziasmuese e të mbajnë afër me skenën, pa të mbajtur peng. E për gjera te tilla, jam padyshim e hapur.

Si e shifni te ardhmen e vendit tonë dhe rrugën drejt Europës?

E ardhmja e vendit tonë është ajo që ne imagjinojmë e punojmë për të. Ndonëse ka plot njerëz që Shqipërinë e shohin si një thesar për ta grabitur, ka edhe shume të tjerë që duan ta shohin të lulëzojë e janë të gatshëm të punojnë për këtë. Unë besoj, si Martin Luter King, që harku i historisë është i gjatë por përthyhet nga drejtësia. Shqipëria ka prodhu gjithmonë bijë që ja kanë ndrit faqen e s’do zhgënjejë as tani.

Ju jeni nga Lezha, çka ju mungon ma shumë në Vjenë prej vendlindjes tuej? Ku e shihni të ardhmen tane, në Shqipëri apo në Austri?

Gjithmone kur nuk jam në Lezhë, me mungon kalaja. Aty është vendi ku unë ndjehem që i perkas më së shumti në botë. E për këtë arsye, une e shoh te ardhmen në Shqipëri.

Çka asht familja për ju?

Familja, per mu, është oxhaku i dashurisë së përjetshme e të pakushtëzume. Është burimi i forcës dhe frymëzimit. Në përgjithësi, familja është baza e shoqërisë. Pa nje familje të shëndetshme, nuk ka shoqëri të shëndetshme.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments