Angelina Jolie dhe Brad Pitt duket se iu pëlqejnë punimet artizanale shqiptare. Thënë kjo, ata kanë blerë një murale të punuar nga Leta Mlogja sipërmarrëse e punimeve artizanale.
E ftuar në “Kafe Shqeto” në Syri Tv, Mlogja ka treguar se fillimisht hapi një biznes të vogël i cili i vinte në ndihmë grave të Shkodrës për t’i punësuar ku më vonë e shtriu këtë biznes edhe jashtë trojeve shqiptare.
Ndër të tjera, ajo ka treguar se njërën nga punimet e saj e ka blerë Angelina Jolie dhe Brad Pitt në Paris, në një muze. Kjo erdhi falë bashkëpunimit të saj me një dizejnatore japoneze, e cila dërgoi muralen në një pre muzeve më të famshëm në kryeqytetin francez.
“Një dizejnatore çoi në një muze në Paris disa punime që i kemi realizuar së bashku. Dhe një murale e punuar nga ne është blerë nga çifti blerë Angelina Jolie dhe Brad Pitt.”-tregoi ajo./Tema/Perspektiva/