Më 17 maj, në sheshin e qytetit të Bujanocit, artistët pjesëmarrës të kolonisë artistike LuginArt 2, me kreativitetin dhe përkushtimin e tyre sollën gjallëri kulturore në komunën tonë.
Kryetari i Komunës së Bujanocit. Arbër Pajaziti, lidhur me këtë ekspozitë deklaroi “Vizitova nga afër ambientin ku po krijonin dhe u ndjeva i frymëzuar nga energjia dhe pasioni i tyre. Në mbrëmje, mora pjesë në hapjen e ekspozitës përmbyllëse, ku u prezantuan punimet e realizuara gjatë kësaj kolonie”.
Ai, në vazhdim theksoi se “Komuna e Bujanocit ka përkrahur me krenari këtë aktivitet, si dëshmi e angazhimit tonë për të promovuar artin, bashkëjetesën dhe vlerat kulturore. Falënderim i veçantë për të gjithë artistët pjesëmarrës dhe organizatorët që e bënë të mundur këtë ngjarje kaq të veçantë!”/Perspektiva/