Biblioteka e qytetit dhe Instituti Historisë “Ali Hadri” kanë vendosur bashkëpunimin e përhershëm, në pasurimin e fondit librarë dhe zhvillimin e aktiviteteve kulturore.
Drejtoresha e bibliotekës “Mehmet Jusufi “, Albina Azizi , e shoqëruar nga Dr.sc. Ilir Zulfiu, organizatori Hasan Hasani e Afra Salihu, kanë zhvilluar sot takim me Teuta Shala, drejtoreshë e Institutit të Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë.
Pasurimi i fondit librarë dhe pjesmarrja në aktivitete të përbashkëta kanë qenë disa nga bisedat të cilat do të konfirmohen ditëve në vazhdim përmes një memorandum bashkëpunimi. Në kuadër të kësaj marëveshje do të konkretizohen të gjitha aktivitetet dhe mundësit e ndihmës që do ti ofroj Instituti historisë “ Ali Hadri”, për bibliotekën e qytetit.
Pas këtij takimi është ndarë një kontigjent librash, botime të Institutit ” Ali Hadri”, thuhet në një njoftim të bibliotekës “Mehmet Jusufi “, në Preshevë./Perspektiva/