HomeHumor - ArgëtimDITËT E KOMEDISË SHQIPTARE NË PRESHEVË

DITËT E KOMEDISË SHQIPTARE NË PRESHEVË

Në Shtëpinë e Kulturës “Abdullah Krashnica”, në Preshevë, gjatë 9 e deri më 13 dhjetor 2024, në mënyrë tradicionale u zhvilluan “Ditët e komedisë shqiptare”, të cilat shënojnë një jubile të veçantë, pasi bashkojnë festën teatrale me 30-vjetorin e Teatrit të Qytetit të Preshevës.

Ky festival pesëditor ngjalli buzëqeshjen e spektatorëve përmes artit të komedisë. Nata e parë, më 9 dhjetor, u hap nga Teatri “Bylys” i Fierit me shfaqjen “Ëndërr në papafingo”, një vepër e shkruar dhe e drejtuar nga Leka Bungu. Komedia ngjall kureshtje me përplasjet mes ëndrrave dhe realitetit.

Më 10 dhjetor, skena e Preshevës u pasurua nga Teatri “Muharrem Qena” i Mitrovicës me shfaqjen “Një vrasje e vogël aksidentale”, nën regjinë e Marigona Bekteshi Ferati. Me një humor të hollë, kjo komedi eksploron absurditetet e situatave të përditshme.

Në natën e tretë, më 11 dhjetor, Teatri i Qytetit Tetovë prezantoi komedinë “Pacienti i Dr. Frojdit”, me regji të Gent M. Çajani. Shfaqja trajton me humor dhe ironi marrëdhënien mes pacientit dhe terapistit.

Krenaria vendore, Teatri i Qytetit Preshevë, shfaqi, më 12 dhjetor veprën “Një dorëzim”, të drejtuar nga regjisorja Afeida Boriçi. Kjo komedi premton të sjellë reflektime mbi situatat sociale dhe njerëzore të rajonit.

Nata e fundit, më 13 dhjetor, u  mbyll festivali me shfaqjen “Profesor, jam talent …3” nga Teatri AAB “Faruk Begolli” i Prishtinës, me regji të Luan Dakës. Një vepër plot gjallëri që sjell në skenë energjinë e një të riu që synon të bëhet yll.

Në Shtëpinë e Kulturës “Abdullah Krashnica”, në Preshevë, gjatë 9 e deri më 13 dhjetor 2024, në mënyrë tradicionale u zhvilluan “Ditët e komedisë shqiptare”, të cilat shënojnë një jubile të veçantë, pasi bashkojnë festën teatrale me 30-vjetorin e Teatrit të Qytetit të Preshevës.

Në natën përmbyllëse, u ndanë çmimet e edicionit të XIX të Festivalit të Komedisë:

Shfaqja më e mirë “Pacienti i Dr. Fojdit” -Teatri i Qytetit Tetovë, Regjia më e mirë “Agron Boriçi”, Gent Çajani – Teatri i Qytetit Tetovë, Aktori më i mire, Adrian Aziri – Teatri i Qytetit Tetovë, Aktorja më e mire, Miola Sitaj – Teatri “Bylis” Fier, Aktorja më e mirë jo protagonist, Egzona Saliu – Teatri i Qytetit Preshevë, Aktori më i mirë jo protagonist, Valon Nuhiu – Teatri i Qytetit Preshevë dhe  çmimi special i Festivalit Teatri ” Bylis ” Fier. /perspektivapress/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments