HomeHumor - ArgëtimEkspozita artistike në Gjimnazin "Skënderbeu" – Dritare drejt botës së artit

Ekspozita artistike në Gjimnazin “Skënderbeu” – Dritare drejt botës së artit

Të enjten e 22 nëntorit, në mjediset e Gjimnazit “Skënderbeu”, në Bujanoc, Bashkësia Kulturore Shqipare “Perspektiva”, në kuadër të projektit “Forcimi i dialogut interkulturor, përmes artit dhe edukimit”, të mbështetur nga Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, organizoi një ekspozitë me artistët e rinj, nga dy shkollat e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc dhe “Skënderbeu”, në Preshevë, ku ishin të pranishëm nxënës dhe profesorë nga dy qendrat e mesme arsimore.

Ekspozitën me punime të artistëve të rinj e konsideroi të hapur Sevdail Hyseni, drejtues i Shoqatës Kulturore “Perspektiva”, duke falënderuar pjesëmarrësit e këtij evenimenti kulturor, në të cilin nxënësit prezantuan punime e tyre të pasura me kreativitet dhe talent të rrallë. Në këto piktura, nxënësit pasqyruan një botë të pasur artistike, që dëshmon potencialin e tyre për të shprehur emocionet, ëndrrat dhe perspektivat e tyre përmes artit.

Ekspozita bashkoi nxënësit dhe profesorët nga dy qendra të arsimit të mesëm, Presheva dhe Bujanoci, prof. Hisen Saqipi, pedagogu Nexhmedin Veliu, prof. Metali Krasniqi etj., duke krijuar një urë bashkëpunimi dhe frymëzimi për të ardhmen. Ajo na kujton rëndësinë e mbështetjes së artit si një mënyrë për të kultivuar talentet e reja dhe për të pasuruar shpirtërisht shoqërinë tonë.

Punimet e tyre i ekspozuan talentet e reja të dy qendrave arsimore: Kaltrina Selimi nga Shkolla e Mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc dhe Lina Ahmeti e Dea Rexhepi nga Gjimnazi “Skënderbeu” në Preshevë.

Mesazhi i ekspozitës:Arti është gjuha e shpirtit – përmes tij, ne lidhim breza, ndërtojmë ura dhe krijojmë një të ardhme më të ndritur”, tha midis tjerash Sevdail Hyseni, drejtues i shoqatës për kulturë “Perspektiva”, njofton Perspektivapress.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments