Në numrin e ri të revistës për kulturë dhe informim “Perspektiva”, të nr. 220-in me radhë, në formën e saj të pdf dhe të printimit, lexuesit mund të gjejnë tema të ndryshme nga sfera e politikës, kulturës, arsimit dhe humorit.
Gjithashtu, në këtë numër festiv të Revistës “Perspektiva”, lexuesit do të kenë dhuratë Kalendarin e Vitit të Ri 2023.
Redaksia e të vetmes revistë “Perspektiva”, në rajonin e Luginës së Preshevës, që dikur gëzonte statusin e gazetës nacionale me karakter javor, do të jetë një dritare e hapur për të gjithë të interesuarit për bashkëpunim, për ta begatuar këtë medium, të vetëm të, shkruar me tema të ndryshme të karakterit politik, kulturor, arsimor, informativ, etj.
Redaksia