HomeKulturëJeta kulturore në Preshevë freskohet edhe me një libër të ri

Jeta kulturore në Preshevë freskohet edhe me një libër të ri

Në javën e fundit të prillit, doli nga shtypi libri me vështrime letrare, i titulluar “Nëpër vepra letrare”, të autorit Bilall Maliqi.

Po e jepim mendimin e recensentit të librit, shkrimtarit dhe studiuesit të njohur, Prof. dr. Fatmir Terziu, lidhur me librin e posabotuar të autorit preshevar Bilall Maliqi.

Autorin e këtij libri me recenca, kritika dhe analiza letrare, Bilall Maliqi, të titulluar „Nëpër vepra letrare“ e kam ndeshur në poezi, shkrime të ndryshme, kritika dhe mjaft vëzhgime letrare të autorëve të tjerë.

Në këtë rrugëtim dhe pikëtakim letrar në një hapësirë të largët e në një vend ndryshe ajo që na bashkon është leximi i njëri-tjetrit në Gjuhën e bukur Shqipe, pasi ajo që duhet të ridimensionohet është arsyeja që vjen nga pozita gjeografike e Bilall Maliqit që vjen nga ai mjedis ku Gjuha Shqipe meriton vlerën e saj dhe të përkujdesjejs në shumë arsye. Kështu dhe ky libër, pra „Nëpër vepra letrare“ ka dyfish arsye në këtë vlerë. E para, i përket pikërisht arsyes kryesore me të cilën ky autor, si mjaft të tjerë në kushte të ngjashme nën Serbi, mban gjallë krijimtarinë dhe promovon atë, dhe së dyti talentit të tij të mrekullueshëm që jepet në këtë rast me njohuri, përkushtim dhe dashuri letrare.

Autori në të njëqind e shtatëdhjetë e shtatë faqet e këtij libri ndalet në krijimtarinë e autorëve, duke na prurë neve dhe lexuesve të tij e të autorëve në konsideratë një status të thjeshtë e të bukur tërheqës promovues të vlerave të shkrimit, studimit, kërkimit shkencor dhe krijimit shqip. Marrja në konsideratë e krijimtarisë së autoreve dhe autorëve: Albina Idrizi, Ramize Murtezi- Shala, Hysen Këqiku, Begzad Baliu, Faton Krasniqi, Nijazi Kastrati, Rrahman Hyseni, Bahtijar Kryeziu, Reshat Neziri, Reshat Neziri, Jahi Murati-Staneci, Ferid Selimi, Baki Rexhepi, Mustafë Ismaili, Ejup Kamberi, Hasan Emërllahu, Sadik Sadiku, Shkëlzen Halimi, Agron Boriçi, Raif Gashi, Afrim Mustafa, Murat Ajvazi, Arif Molliqi, Shefki Selami, Marilena Grigore, Neviana Shehi, Juljana Mehmeti, Xhemë Karadaku, Sevdail Hyseni, Rrahman Hyseni, Hyrije Jusufi, Majlinda Shaqiri, Avni Shaqiri dhe Emine Murseli, na jep një pasqyrë të qartë të përkushtimit të kritikut, Bilall Maliqi në të dy pikat e larticituara.

Janë tridhjetë e katër autorë të marrë në këtë konsideratë dhe që në fakt për disa, mund dhe të kishte një botim më vete, pasi autori është ndalur veçanërisht në disa botime të tyre të fushave të ndryshme, sikurse është rasti i botimeve të Baliut e të ndonjë tjetri, thuhet në mes tjerash nga recensenti i librit kritiku letrar Prof. dr. Fatmir Terziu /Perspektiva/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments