HomeHumor - ArgëtimManifestimi tradicional “Duart e vyeshme” në Bujanoc

Manifestimi tradicional “Duart e vyeshme” në Bujanoc

Të martën e 19 nëntorit, në Shtëpinë e Kulturës “Vuk Karaxhiq”, u mbajt manifestimi tradicional, i 24-ti me radhë “Duart e vyeshme”, të organizuar nga Shtëpia e Kulturës nën patronatin e Kuvendit të Komunës së Bujanocit.– Ekspozita e sotme e trashëgimisë kulturore të serbëve, shqiptarëve dhe romëve tregon si punën e duarve të vyera, ashtu edhe objektet dhe gjërat që kanë përdorur të parët tanë dhe të cilat duhet t’i ruajmë nga harresa për t’u treguar fëmijëve tanë trashëgiminë kulturore që paraardhësit na kanë lënë trashëgim – tha prezantuesja e programit Angjela Dukadinoviq.

Mirëseardhje të pranishme u uroi edhe drejtori i Shtëpisë së Kulturës, Adem Hasani.
– Qëllimi i këtij eventi është ruajtja e traditës, kulturës dhe identitetit, që është pjesë e pandashme e jetës sonë dhe dëshiroj që çdo vit të jemi edhe më shumë, që eventi të zhvillohet dhe të promovohet, të tregojmë se çfarë ka në mjedisin tonë multietnik – tha Hasani.

Organizatorët falënderuan të gjithë ata që ndihmuan në organizimin e manifestimit “Duart e vyeshme”, përkatësisht KK Bujanoc, SHKA Soko, Zëri i Luginës, Shoqata e Qytetarëve Adet, si dhe mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollës së mesme “Sveti Sava” në Bujanoc.

Pas shikimit të ekspozitës, vizitorët shijuan një koktej në sallën përballë bibliotekës.
Në ditën e dytë dhe të fundit të aktivitetit, të martën, programi do të jetë në gjuhën shqipe./Bujanovaçke/ Perspektivapress/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments