HomeKulturëPiktura më e shtrenjtë në një ankand të Evropës!

Piktura më e shtrenjtë në një ankand të Evropës!

Një kryevepër e vonë e artistit austriak Gustav Klimt u ble për 108.4 milionë dollarë në Sotheby’s në Londër, duke u bërë kështu piktura më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në një ankand në Evropë.

Një kryevepër e vonë e artistit austriak Gustav Klimt u ble për 108.4 milionë dollarë në Sotheby’s në Londër, duke u bërë kështu piktura më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në një ankand në Evropë.

Portreti i “Zonjës me Freskuese” iu shit një koleksionisti nga Hong Kongu, i cili triumfoi në një ‘luftë’ dhjetë minutëshe në ankandin Sotheby’s në Londër midis katër klientëve.

Vepra e artit, e cila paraqet një portretin e një gruaje ishte ende në një kavalet në studion e Klimt kur piktori vdiq në 1918.

Piktura tejkaloi çdo parashikim, duke thyer rekord, pasi u shit për 108.4 milionë dollarë.

Kryevepra e artistit austriak, ka ndikime të forta aziatike dhe i referohet ndikimit të artit dhe dizajnit japonez midis artistëve të Evropës Perëndimore. Ajo, gjithashtu, përmban disa motive kineze duke përfshirë feniksin, një simbol i pavdekësisë dhe rilindjes, dhe lule zambak uji që nënkuptojnë dashurinë./Shqiptarja.com/Perspektiva/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments