Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks”, të enjten e 27 korrikut 2023, në ambientet e Shtëpisë së Kulturës “Avdulla Krashnica” në Preshevë, mbajti një orë letrare enkas për bashkatdhetarët, të cilët këto ditë po qëndrojnë për pushime në vendlindje.
Në këtë eveniment kulturo morën pjesë poetë e shkrimtarë nga Presheva dhe Bujanoci, si dhe një numër i konsiderueshëm mërgimtarësh nga diaspora.
Para të pranishmëve nga krijimtaria e tyre letrare lexuan: Avni Shaqiri, Bilall Maliqi, Xhavit Hasani, Nehat Ramizi, Elton Memeti, Maida Salihu etj.
Befasi e këndshme e kësaj ore të madhe letrare ishte interpretimi i këngës “Xhamadani vija-vija”, nga vogëlushja Reina Rahimi katër vjeçare e lindur në Namūr të Belgjikës, interpretim që u përcoll me duartrokitje frenetike./Perspektivapress/