HomeKulturëTrashëgimia një thesar i pasur  kulturor

Trashëgimia një thesar i pasur  kulturor

Në kuadër të projektit “Trashëgimia dje, sot dhe nesër”, mbështetur financiarisht nga Ministria e Kulturës, në Serbi, kanë filluar aktivitetet për realizimit të tij.

Ekipi realizues i projektit intervistoj Dr.sc. Jahi Murati-Staneci, njohës i mirë i trashëgimisë kulturore në Preshevë dhe rrethinë.

“Patëm nderin që ta intervistojmë një shkencëtar, i cili tërë jetën ia fali studimeve shkencore të lëmisë së gjeografisë dhe të gjeomorfologjisë, si dhe studimit më të gjerë, sa i përket autoktonisë dhe vjetërsisë sonë, si komb, duke u thirr në mbledhjen e eksponateve të vjetra mijëvjeçare, e ky është, Dr.sc. Jahi Murati-Staneci, i cili vjen nga fshati Stanec i Komunës së Preshevës.

Ne, profesorit tonë ia parashtruam disa pyetje, por njëra nga pyetjet tona ishte për disa toponime të vendndodhjeve të kishave katolike shqiptare, e që nuk janë edhe të pakta: si, p.sh. /Përroi i Kishës në fshatin Lezbali, mandej kisha në fshatin Stanec, në fshatin Caravajkë etj., ai u shpreh se pasi që janë këto toponime që lidhen me vendndodhje të kishave katolike shqiptare, atëherë kjo është shumë e saktë, sepse pa ardhur në këto troje Perandoria Osmane, ne ishim të besimit katolik dhe atëherë supozohet se besimtarët në mungesë të objekteve e kanë varur në ndonjë lis të lartë e të vjetër kambanën dhe kryqin katolik, por assesi nuk përjashtohet mundësia që të ketë pasur edhe objekt të kishave. Për këtë duhet gërmuar dhe kërkohet një studim i thellë e me kujdes nga arkeologët, të cilët janë të thirrur për zbulim të vendeve, por megjithatë është shumë e vërtetë, se në këto vende ka pasur kisha dhe se janë kryer rituale fetare të besimit katolik.

Pjesë nga intervista më e gjatë me Dr. Jahi Stanecin/Perspektivapress/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments