HomeKulturëSkënderbeu, një nga gjeneralët më të zotë në histori

Skënderbeu, një nga gjeneralët më të zotë në histori

Po cili është Skënderbeu? Cila ka qenë jeta dhe veprimtaria e tij?

Përse Skënderbeu u shndërrua në pikën referuese të shqiptarëve gjatë Rilindjes dhe përse edhe sot ai mbetet krenaria më e madhe e shqiptarëve? Përse bota dhe sidomos Evropa e krishterë e vlerëson atë si një nga mbrojtësit më të mëdhenj të qytetërimit të krishterë? Gazetari Roland Qafoku, publikoi dje në emisionin “Debati në Channel One”, 50 fakte nga jeta e Skënderbeu.

Tashmë është vërtetuar në mënyra të ndryshme, se heroi kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, nuk mund të llogaritet vetëm si hero i shqiptarëve por si hero i gjithë Evropës.

Jeta, vepra dhe betejat e Skënderbeut, përmenden pothuajse në të gjithë Evropën. Shumë autorë të huaj të kohës, në shekujt e kaluar por edhe sot, shkruan, hulumtuan dhe ‘thurën lavde’ për Skënderbeun. Ai njihet si strateg i madh i luftës, i cili nuk u thye deri në vdekje, duke i bërë ballë një perandorie aq të fuqishme siç ishte Perandoria Osmane.

Marin Barleti për Gjergj Kastriotin: “Që nga dita e parë që erdhi në Epir gjersa e çliroi mbretërinë, mezi i bënte dy orë gjumë çdo natë, mrekulli kjo veçanërisht e një trupi hyjnor dhe një trimërie të pashterur. Thonë se s’hante kush e s’spinte kush verë si ai. Ai luftonte gjithmonë krahëzhveshur dhe s’donte t’ia dinte as nga të ftohtit, as nga të nxehtit, duke e bërë këtë punë me një guxim të atillë, që brezat e ardhshëm do të çuditen më fort se do të besojnë.” “Historia e Skënderbeut” – Marin Barleti. /Perspektiva/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments