Një botim i veçantë! Libër për Raportin e punës për vitin 2023, të Shtëpisë së Kulturës ” Abdulla Krashnica” & Teatri i Qytetit në Preshevë.
Brendia e librit është shoqëruar me tekst dhe fotografi kolor të të gjitha aktiviteteve që janë zhvilluar nën ombrellën e institucionit tonë, dhe atë në secilin muaj të vitit. Jemi munduar që secilin aktivitet ta paraqesim në mënyrë objektive, me tekst dhe fotografi, të cilat ia japin shijen estetike dhe grafike librit.
Po ashtu, pjesë e këtij libri është edhe raporti financiar, i realizuar dhe i përgatitur nga shefi i kontabilitetit, z. Abdulla Mehmeti, dhe pjesa e fundit është fotogaleria me një gamë të ndryshme të fotografive.
Në fund, falënderim për të gjithë ata që dhanë kontribut në këto aktivitete, punëtorët e institucionit, e veçanërisht për drejtorin, z. Kujtim Sadriu, që kjo punë u bë me iniciativën e tij, që të jetë sa më transparente, si për themeluesin e institucionit, po ashtu dhe për shoqërinë, dhe më ofroi mbështetje pa rezervë, për ta përgatitur librin.
Kultura është djep i një kombi, prandaj duhet ta kultivojmë. Libri ka 110 faqe B/5 format.
Bilall Maliqi, hartues i librit./Perspektiva/