HomeKulturëShënohet “Dita e Plisit” në Preshevë

Shënohet “Dita e Plisit” në Preshevë

Të dielën e 18 shkurtit në organizim të Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, në bashkëpunim të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe Forumit për Bashkëpunim Ekonomik nga Medvegja, u zhvillua për herë të parë “Dita e Plisit”, performoi me program premiere Ansambli Nacional I këngëve dhe valleve popullore nga Maqedonia e Veriut.

Salla e shtëpisë së kulturës ishte I mbushur përplot me spektatorë nga Lugina e Preshevës, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Organizatori falënderon pjesëmarrjen në këtë eveniment të mrekullueshëm ambasadorin e Shqipërisë në Beograd, Përfaqësuesi i zyrës së Kosovës në Beogradm, drejtori i Ansamblit Shkodran Tolaj, kryetari i KKSh Nevzad Lutfiu dhe Muharrem Salihun nga Forumi për Bashkëpunim Ekonomik nga Medvegja.

Në këtë manifestim kulturor kushtuar Ditës së Plisit, morën pjesë edhe përfaqësues nga jeta institucionale dhe kulturore nga Presheva dhe rrethina./Perspektiva/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments