HomeHumor - ArgëtimGJIROKASTRA DHE BUJANOCI BASHKOJNË PËRVOJAT NË EDUKIMIN PARASHKOLLOR

GJIROKASTRA DHE BUJANOCI BASHKOJNË PËRVOJAT NË EDUKIMIN PARASHKOLLOR

Në frymën e bashkëpunimit institucional dhe shkëmbimit të përvojave profesionale në fushën e arsimit, një delegacion edukatoresh dhe drejtoresh të kopshteve nga Gjirokastër po qëndron për vizitë në Bujanoc, me fokus avancimin e edukimit dhe arsimit parashkollor.

Delegacioni, i kryesuar nga drejtori i Arsimit pranë Bashkisë së Gjirokastrës, Arben Rexha, u prit nga shefja e kabinetit të kryetarit të Komunës së Bujanocit, Albulena Beqiri Osmani, drejtori i Administratës së Përgjithshme, Kastriot Jakupi, si dhe drejtori i Arsimit, Agim Hasani.

Gjatë takimit, përfaqësuesit nga Gjirokastra u njohën nga afër me gjendjen aktuale të arsimit në komunën e Bujanocit, sfidat me të cilat përballet sektori i edukimit, si dhe zhvillimet dhe projektet që synojnë përmirësimin e cilësisë në arsimin parashkollor. Po ashtu, u diskutuan mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në të ardhmen.

Një rëndësi e veçantë iu kushtua shkëmbimit të ideve dhe praktikave profesionale ndërmjet edukatoreve nga Gjirokastra dhe stafit arsimor në Bujanoc. Diskutimet u fokusuan në metodat bashkëkohore të edukimit, përvojat praktike në punën me fëmijët, si dhe nevoja për avancimin e vazhdueshëm të procesit edukativo-arsimor.

Në kuadër të vizitës, delegacioni vizitoi edhe Enti Parashkollor “Gëzimi Ynë”, ku u njoh nga afër me kushtet e punës, ambientet edukative dhe aktivitetet që zhvillohen me fëmijët në këtë institucion.

Kjo vizitë u realizua falë organizimit dhe monitorimit të Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Beograd, me synim forcimin e bashkëpunimit institucional, kulturor dhe arsimor ndërmjet dy vendeve, si dhe krijimin e urave të reja të komunikimit dhe bashkëpunimit profesional në fushën e edukimit./Perspektiva/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments