Me një atmosferë të jashtëzakonshme artistike më 15 maj u zhvillua festivali folklorik “Sofra Konispolate 2026” në Konispol, ku morën pjesë 13 grupe folklorike nga të gjitha trevat shqiptare.
Në skenën e sofrës konispolate performuan rreth 250 artistë, duke sjellë këngë, valle dhe motive tradicionale që ndezën emocione dhe u shoqëruan me duartrokitje të pafundme nga publiku. Tingujt e jugut, vallet çame, kostumet shumëngjyrëshe dhe pasuria folklorike e çdo treve u bashkuan në një natë të paharrueshme kulture dhe tradite.
Në përfundim të festivalit, juria ndau çmimet për performancat më të mira: Vendi i parë – “Djemtë Çam”, Vlorë; Vendi i dytë – Ansambli Vllah, Kavajë; Vendi i tretë — Ansambli “Zëri i Bilbilit”, Sarandë; “Sofra Konispolate 2026” dëshmoi edhe një herë se tradita shqiptare vazhdon të jetojë fuqishëm në zemrat e artistëve dhe brezave që e trashëgojnë me krenari./Perspektiva/

