HomeHumor - ArgëtimDUA LIPA DHE CALLUM TURNER KURORËZOJNË DASHURINË E TYRE NË LONDËR

DUA LIPA DHE CALLUM TURNER KURORËZOJNË DASHURINË E TYRE NË LONDËR

Dua Lipa dhe Callum Turner janë martuar! Këngëtarja shqiptare me famë botërore dhe aktori i njohur britanik kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në një ceremoni intime në Old Marylebone Town Hall në Londër, këtë të dielë, 31 maj.

Çifti ishte i shoqëruar nga një grup i vogël të afërmish, sipas fotografive të publikuara nga The Daily Mail dhe The Sun.

Sipas Vogue, Lipa ka veshur një fustan shumë të veçantë nga Schiaparelli couture, dizajnuar nga Daniel Roseberry.

Siç mund ta shihni, ajo e ka kombinuar veshjen me doreza të njëjta dhe një kapelë të madhe të bardhë, ndërsa ecën dorë për dore me Turner, i cili ka veshur një kostum dhe kravatë ngjyrë blu të errët.

Pas celebrimit civil në Londër, artistja shqiptare Dua Lipa dhe bashkëshorti i saj, Callum Turner, po përgatiten për një dasmë madhështore në Sicili, më gjerësisht te Gazeta “Shekulli”./Perspektiva/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments