Humori i veçantë shkodran është i njohur në të gjithë Shqipërinë. Nuk ka qenë vetëm humori profesionist ai që e ka përcaktuar Shkodrën si vendi i humorit, por edhe bejtet e barcoletat e panumërta që kanë dalë nga goja e njerëzve të zakonshëm, një numër i të cilëve janë bërë mjaft të njohur në Shkodër e gjithandej, përmes shakave e barcoletave të tyre plot humor.
Ja një nga barcoletat e njohura shkodrane:
DIALOGU I MOSKUPTIMIT
Nji ditë me fortunë ishte nisun njani për peshk. Rrugës takoi një tjetër, i cili e pyeti:
- Ku po shkon, për peshk a?
- Jo more, po shkoj për peshk…
- A ha…, kujtova se je tuj shku për peshk!