HomeHumor - ArgëtimZeusi dhe Dhelpra

Zeusi dhe Dhelpra

Zeusi u habit me zgjuarsinë dhe shkathtësinë e dhelprës, prandaj e bëri mbretëreshë të
kafshëve.

  • Po meqë donte të dinte nëse së bashku me fatin e saj, ndryshonte edhe shpirtvogëlsia,
    ndërsa po e bartnin në fronin mbretëror, lëshoi para saj një brumbull.

  • Duke parë brumbullin tek fluturonte mbi kokën e saj, dhelpra nuk i bëri dot ballë tundimit
    dhe, kur nuk duhej, u hodh, duke u munduar ta kapte.
  • Zeusi u nxeh dhe e riktheu në gjendjen e mëparshme.

  • Mësim: FABULA tregon se njerëzit e pavlerë NUK e ndryshojnë karakterin, edhe kur u jepet një
    mundësi e shkëlqyer.
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments