HomeKulturëMe gatime tradicionale hapet aktiviteti “Duart e Vyeshme” në Bujanoc

Me gatime tradicionale hapet aktiviteti “Duart e Vyeshme” në Bujanoc

Në mënyrë solemne është hapur aktiviteti tradicional “Duart e Vyeshme” i organizuar nga Shtëpia e Kulturës “Vuk Karaxhiq” në Bujanoc.

Me ushqime tradicionale shqiptare ka filluar sot aktiviteti tradiconal për të 18 herë me radhë që organizohet nga shtëpia e kulturës në Bujanoc.

 Të pranishmit i përshëndeti dhe drejtori i shtëpisë së kulturës Jetmir Ismaili i cili me këtë rast falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për punimet e tyre.

Në këtë aktivitet janë prezentuar gatime të ndryshme nga tryeza e kësaj ane duke filluar nga flija, sarma, pasuli në tavë, pogaqe, tatli, rovani, krelane, bakllava e ushqime të ndryshme.

Ndërsa për argëtimin e mysafirëve e është përkujdesur këngëtari nga Preshevë Skender Halimi./luginapress/perspektivapress/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments