HomeHumor - ArgëtimDita e Mësuesit

Dita e Mësuesit

Për çdo vjet o mësuesi im

E ke hise një shpërblim,

N’formë letre hiç më shumë

Që s’i hi askujt në punë!

Aq më pak atyre n’pushtet

Nuk e rruajnë për alfabet,

As për mësues për dituri

Rroftë partia në Qeveri!

I kanë gjitha rend me rend

Nuk u shkon hiç në mend,

Për Ditë Mësuesi tek e tuk

Veç urimit në fejzbuk!

Të përbuzin nga çdo anë

E nuk janë aspak pishman,

Kur të quajnë pa asnjë hall

Mësues të  keq dhe Daskall!

Fajet vet i ke or mësues

Për veprimin tolerues,

Dje një notë, sot një votë,

Duke ecur në tri rrotë!

Pa e gjetur veten fare

As në festat qytetare,

Sepse m’falë o mësuesi im

N’politikë po marrim mësim!

Sevdail Hyseni

(Karikatura marrë nga internet)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments