HomeKulturëShoqata “Feniksi” në Medvegjë

Shoqata “Feniksi” në Medvegjë

Më 7 Mars, për nder të Ditës së Mësuesit, Shoqata e Shkrimtarëve”Feniks”, mbajti orë letrare në shkollat shqipe të Medvegjës,edhe ate: Në Banjë të Siarinës,ku para nxënësve lexuan nga krijimtaria letrare e tyre:Afërdita Salihu, Jalldëze Kasumi, Nehat Ramizi, Valbona Hasani, Avni Shaqiri e Rexhep Abazi.

Pas krijuesve të Shoqatës,lexuan edhe nxënësit e pranishëm kush nga krijimet e veta e kush nga autorë të ndryshëm të letërsisë shqiptare,si: Dren Halimi, Zanfina Kadriu, Shakira Ibrahimi, Medina Beja, Engjëll Sahiti, Anisa Halimi, Blerta Balaj e Besiana Balaj.

Në Shkollën Fillore “Zenel Ajdini” në Tupallë, pos anëtarëve të lartpërmendur të Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks”, lexuan e rcituan edhe nxënësit e kësaj shkolle: Valmir Jaha, Raza Jaha, Florian Emini, Musa Jusufi, Luljeta Salihu e Violeta Sahiti.

Në shkollën “Gornja Jabllanica”, nuk mundëm ta mbajmë orën letrare, sepse sipas fjalëve të drejtorit të kësaj shkolle,nxënësit shqiptarë,për shkaqe të tyre personale kishin kaluar në Kapit për t’i vazhduar mësimet.

Në Shkollën Teknike “Nikolla Teslla” të Medvegjës, me mësim në gjuhën shqipe para nxënësve recituan: Jalldëze Kasumi, Nehat Ramizi, Avni Shaqiri, Rexhep Abazi,gjersa Afërdita Salihu ndau ca libra për nxënësit e kësaj shkolle. Pastaj lexuan e recituan nxënësit e kësaj shkolle:

Almedina Halimi, Kastriot Rama e Shkurta Brahimi.

Falënderojmë Qeverinë e Republikës së Kosovës, që përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar, këtë vit ka përkrahur aktivitetet e shoqatës sonë! Faleminderit Qeveria e Kosovës! Faleminderit Këshilli Kombëtar Shqiptar! Nga Prof. Avni Shaqiri-Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve “FENIKS”- Preshevë,Bujanoc e Medvegjë. /Perspektiva/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments