HomeKulturëTAKIMET POETIKE TË KARADAKUT

TAKIMET POETIKE TË KARADAKUT

Për të 31-tin vit me radhë në Kumanovë, më 13 mars, të shtunën e 11 marsit 2023, u organizua manifestimi kulturor “Takimet Poetike të Karadakut”.

Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” që ishte nikoqir i këtij manifestimi zgjodhi datën 11 mars për mbajtjen e eventit duke kujtuar njëkohësisht protestat studentore të viti 1981.

Fillmisht në Likovë, nën kujdesin e kryetarit të Komunës Erkan Arifi, u mbajt Tryeza letrare me temën “Kahet e zhvillimit të poezisë së sotme shqipe’’ ku pati një debat frytdhënës për bashkëkohësinë e poezisë shqipe, me theks vendin e saj në letërsinë e vendeve të rajonit, për të vazhduar në qytetin e Kumanovës me orën e madhe letrare.

Kryetari i Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut”, Fatos Rushiti, gjatë fjalës përshëndetëse, vuri në dukje nismat për bashkëpunim mes klubeve letrare në hapësirat shqiptare, duke qenë kritik ndaj Qeverisë së Shqipërisë për mungesën e përkrahjes së iniciativave kulturore me interes kombëtar.

Siç tha Rushiti, shteti shqiptar, edhe përkundër asaj se e ka obligim kushtetues nuk krijon asnjë modalitet bashkëpunimi mes shqiptarëve të paktën në fushën e kulturës dhe arsimit.

Tutje në Orën Letrare me poezitë e tyre u paraqitën poetët: Nehas Sopaj, Mexhit Mehmeti, Daim Iljazi, Elizabeta Isufi, Ejup Ajdini, Ali Qerimi, Afërdita Selenica, Janaq Jano, Elmira Rama, Sarë Gjergji, Arben Ibrahimi, Bilall Maliqi, Mustafë Ibrahimi, Selajdin Shabani, Shefqete Gosalci, Ismail Baftjari, Mirela Isufi, Mirela Hoxha, Bekim Kelmendi, Selajdin Shabani, Avni Shaqiri, Shqipe Hasani, Fadil Abazi, Bajramali Selimi, Rexhep Abazi, etj.

Ora letrare kishte karakter garues, kështu që Juria letrare në përbërje, Donika Dabishevci, Sunaj Raimi, dhe Arben Rashkaj, me çmimin kryesor ‘’Fadil Bekteshi’’ lauroi poetin Mexhit Mehmeti, me çmimin ‘’Doruntina’’ poetin Ali Qerimi dhe me çmimin “Jehona Poetike’’ poeten Afërdita Selenica. Ndërkaq me mirënjohje të veçantë u dekorua poeti Ligor Shyti, kryetar Ldhjes së Shkrimtarëve dhe artistëve “Naim Frashëri” nga Përmeti i Shqipërisë.

Të gjithë pjesëmarrësve të orës letrare nga Klubi iu dhuruan dy edicionet e fundit të revistës për kulturë, letërsi, art dhe shkencë ‘’Doruntina’’ me kryeredaktor Sevdail Demirin.

Manifestimin e nderuan këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Teuta Pango, dhe këngëtari i njohur nga Maqedonia e Veriut, Kastriot Latifi, të ciët për argëtimin e mysafirëve kënduan disa nga perlat e këngëve shqipe.

 “Takimet Poetike të Karadaut” u mbështetën nga Ministria e Kulturës e Republikës se Maqedonisë së Veriut, Komuna e Kumanovës dhe e Likovës. Mirënjohje falënderimi Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” këtë vit ndau për Kompanitë “Ibro Shell”, “New Vintage” e “Mirela”, Fondacionit për Kulturë të Komunës së Kumanovës, si dhe mediave./ObserverKult/Perspektiva/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments