HomeKulturëPromovohet libri i prof. Xhahit Ramadani „Mediat në Arsim“

Promovohet libri i prof. Xhahit Ramadani „Mediat në Arsim“

Në sallën e stërmbushur të shtëpisë së kulturës në Bujanoc, prof. Xhahit Ramadani ka promovuar librin e titulluar „Mediat në arsim“.

Përveç autorit, për rëndësinë e këtij libri ka folur edhe dr. Lindita Sejdiu Rugova, dekane e Fakultetit të Filologjisë pranë Universitetit të Prishtinës.

Për biografinë e Ramadanit foli prof. Metali Krasniqi ndërsa pjesë e manifestimit me disa ekzekutime në piano ishte edhe Arlinda Bici. Ndryshe, libri „Mediat në arsim“ flet për rrolin dhe rëndësinë e mjeteve të komunikimit masiv sidomos në sistemin shkollor.

Autori ka kryer një sërë hulumtimesh të cilat shtjellojnë këtë lëmi.

Ky ishte libri i katërt i prof.Xhahit Ramadani./Perspektiva/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments