HomeHumor - ArgëtimBiblioteka e Preshevës pasurohet me mbi 600 tituj e mijëra ekzemplarë, donacion...

Biblioteka e Preshevës pasurohet me mbi 600 tituj e mijëra ekzemplarë, donacion nga MKRS së R. Kosovës

Delegacioni i bibliotekës së qytetit “ Mehmet Jusufi”, në Preshevë, ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së librave për komunat në republikës e Kosovës e në mësim e tyre edhe Presheva. Ky donacion është mundësuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për të cilin janë ndarë rreth 1 milion euro nga buxheti i Kosovës. Në këtë donacion janë t edhe biblioteka e Luginës së Preshevës, Ulqinit dhe Manastirit.

Zëvendësministrja e Kulturës, Daulina Osmani, ka thënë se përveç rritjes së numrit të librave, njëkohësisht është edhe rritja e vazhdueshme e mbështetjes dhe vëmendjes së MKRS-së edhe ndaj librit. Ndërsa, kryesuesja e Këshillit të Librit, Nerimane Kamberi ka shtuar se do të jenë më të përkushtuar që libri të jetë i pranishëm në çdo kënd edhe përtej kufijve. Po ashtu, drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Blerina Rugova-Gaxha është shprehur se kjo e bënë jetik rolin e bibliotekave komunale dhe Bibliotekës Kombëtare në ruajtjen e trashëgimisë kulturore e intelektuale në dokumentimin e historisë së Kosovës./perspektivapress/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments