Në kuadër të ditës së librit për fëmijë, më 2 prill, nxënësit e klasës së II-të dhe III-të paralelja e ndarë në fshatin Norçë kanë vizituar bibliotekën e qytetit “Mehmet Jusufi” në Preshevë.
Nxënësit fillimisht janë njohur me sektorin e vendlindjes, por si gjithmonë ata kurioz ishin për sektorin e fëmijëve. Ata gjetën ngrohtësinë e ëndrrat e tyre, nëpërmjet librave të ekspozuara. Nxënësit me këtë rast kanë recituar e poezi e lexuar tregime që kishin përgatitur me rastin kësaj dite, ndërsa njëri nga ta kishte sjellë edhe një vizatim.
Nxënësit i kanë vizituar të gjithë sektorët ku organizatori Hasan Hasani i ka sqaruar në detaje për rëndësin dhe përmbajtjen e secilit prej tyre . Në fund nxënësve ii përçua mesazhi se mënyra e të nxënësit dituri është vetëm përmes librit. Edhe drejtoresha Albina Azizi i’a ka porositur nxënësit që nën përcjelljen e prindërve të vijnë dhe të regjistrohen në bibliotekën e qytetit për huazimin e librave./Perspektiva/