HomeKulturëDitët e Komedisë Shqiptare “Presheva 2020” 

Ditët e Komedisë Shqiptare “Presheva 2020” 

Në Pallatin e Kulturës “Abdulla Krashnica”, në Preshevës, u organizua Festivali i 16-të, me radhë tradicional “Ditët e Komedisë Shqiptare – Presheva 2020”.

Festivali ishte  i hapur nga 4 deri më 10 nëntor, duke u shfaqur para publikut teatrot nga Gjilani, Podujeva, Tirana, Gjakova dhe teatri i Preshevës, të cilën e organizon Shtëpia e Kulturës”Abdulla Krashnica” në Preshevë.

Organizatorët e festivalit shprehen se për shkak pandemisë janë tkurrur veprimtaritë kulturore e me këtë edhe pjesëmarrja e adhuruesve të komedisë, duke iu përmbajtur masave mbrojtëse ndaj virusit Covid 19.

Edicioni i 16-të i Festivalit “Ditët e Komedisë shqiptare” u  përmbyll me ndarjen e çmimeve: 

Shfaqja më e mirë:  “Sot 8 ditë” Teatri “Metropol” Tiranë; Regjia më e mirë “Agron Boriçi” Elona Hyseni; Aktori më i mirë Gani Veseli; Aktorja më e mirë Valina Muçolli; Aktorja më e mirë jo protagoniste Egzona Salihu; Aktori më i mirë jo protagonist Margent Çaushi; Aktori më i mirë jo protagonist Erson Zymberi. /perspektivapress/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments