File Strugaçi nga Dukagjini është një nga artizanet më të vjetra në zonë. Ajo ka veshur një prej xhubletave që ka punuar vetë dhe mori pjesë në “Panarin e Xhubletave” i cili u mbajt në Shkodër.
File Strugaçi thotë se ka mësuar të bëjë xhubleta nga gjyshja dhe e ëma. Ajo po përpiqet ta trashëgojë duke mësuar vajzat e reja.
“Kam parë nënën, gjyshen dhe vjehrrën. Unë nisa pas ‘90 të merresha. Xhubleta është mbretëresha e veriut. Xhubleta e Dukagjinit janë më të veçanta se kanë shumë aksesorë”, tha ajo.
Filia ndan disa sekrete të punës së saj të përditshme deri në përfundimin e një xhublete.
Palina Çutaj është një tjetër artizane nga Bajza e cila thotë se jo vetëm i prodhon xhubletat, por edhe i vesh në përditshmëri.
“Kam punuar me nënën time, ajo më ka ndihmuar ta mësoj, që 13 vjeçe. Ka shumë shpenzime dhe ka shumë punë”, u shoreh ajo.
Në këtë festival disa vajza të reja sfiluan me xhubletat e zonave të ndryshme të veriut. Xhubleta, kjo veshja 4 mijë vjeçare është marrë 1 vit më parë në mbrojtje nga UNESCO./Panorama/Perspektiva/