HomeKulturëVersioni meksikan i Juan Wick

Versioni meksikan i Juan Wick

Asnjëherë nuk i mungon humori, Danny Trejo ka shpërndarë një publikim në rrjete në të cilin ai kandidon si pasardhës i Keanu Reeves, në sagën John Wick. Ose më mirë akoma, si versioni i tij meksikan, Juan Wick. Aktori i filmit të famshëm “Machete” (Kasapi), ka përdorur një inteligjencë artificiale për të treguar se sa do t’i shkonte kostumi dhe skena e sagës së vrasësve.

“Ata thjesht u ngatërruan me meksikanin e gabuar, #JuanWick”, shkruajti ai. Ju mund të imagjinoni përgjigjet. Vullneti absolut dhe lloj-lloj kërkesash që Juan Wick të realizohen (sigurisht, së bashku me regjinë e Robert Rodríguez). Por ndoshta më e mira nga të gjitha është kjo (paralajmërim për rolin e Trejos në Breaking Bad). “John Wick 4” ishte seria e fundit e sagës me aktorin Kanu Reeves dhe ndaj Trejo duket se ka prezantuar kandidaturën e tij nëse regjisori do bëhet ‘pishman’ për ta rikthyer filmin./gazetadita/Perspektiva/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments