HomeHumor - ArgëtimEKSPOZITA "ARTI  PRANË  QYTETARËVE"

EKSPOZITA “ARTI  PRANË  QYTETARËVE”

Më 9 mars, në Preshevë, në një ambient të hapur, u mbajt ekspozita “Arti pranë qytetarëve” – një vazhdimësi e ekspozitave të suksesshme në Ulqin, Shkup dhe Korçë.

Ishte një kënaqësi e veçantë të shihnim vepra të artistëve nga të gjitha trojet shqiptare, duke sjellë artin më pranë publikut.

Një falënderim i veçantë për artistin tonë, Shqiprim Fejzullahu, i cili me përkushtim të jashtëzakonshëm vazhdon të organizojë ngjarje të tilla në vendin tonë, duke frymëzuar kështu edhe brezat e ardhshëm!

Kjo ekspozitë ishte edhe më e veçantë për mua, pasi vajza ime prezantoi për herë të parë punimet e saj./Perspektivapress/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments