HomeHumor - ArgëtimEkspozitë me ”Punimet e Dashurisë”

Ekspozitë me ”Punimet e Dashurisë”

“Punimet e dashurisë” është quajtur ekspozita e çelur në Korçë me punime dore ashtu si dikur kur vajzat beqare përgatisnin pajën që e merrte me vete kush shkonte nuse në shtëpinë e bashkëshortit. Ekspozita synon ruajtjen e vlerave dhe traditave të zonës. 

Në zakonin e hershëm të zonës së Korçës, por të të gjithë vendit vajzat përgatisnin përpara martesës pajën, që ditën e martesës e merrte me vete në shtëpinë e bashkëshorti. Ato ishin emërtuar ‘Punime për dashurinë’, ashtu siç u quajt edhe kjo ekspozitë e hapur në Bibliotekën “Thimi Mitko”.

“Kjo ekspozitë është shumë e rëndësishme për të promovuar këto vlera. Gjithashtu për të respektuar të shkuarën, por edhe një detyrimi ynë për të ruajtur këto tradita në të ardhmen, që ruhen në çdo shtëpi korçare, të rëndësishme për ne, e për të cilat mburremi dhe jemi krenarë”, thotë drejtoresha e biblioteksës ‘Thimi Mitko’ Jorida Tollkuçi.

Pjesë e ekspozitës janë edhe disa punime më shumë se 80-vjeçare, disa prej të cilave tepër të rralla për vlerën e tyre.

“Janë punimet e një të afërmes sime, që i kishte të pajës së saj. Unë i kisha trashëgimi. Koha po bënte të vetën. Pashë që kjo traditë sikur i kishte mbaruar cikli i jetës. Mendova sot ta sjell këtë koleksion gati 80-vjeçar dhe të sjell një ditë të enjteje, sepse e enjtja ishte dita kur ekspozohej paja dhe çohej te familja e dhëndrit. Mendova të improvizonim një të enjte paje, ashtu siç ka qenë dikur”, shprehet Kostanca Doku organizatore.

Ekspozita bëri bashkë banorë të Korçës por edhe vizitorë të cilët u njohën me mrekullitë e dala nga duart e vajzave beqare në rinin e tyre. Korça është një ndër zonat që ruan me fanatizëm dhe transmeton kulturën nga brezi në brez./Shqiptarja.com/Perspektivapress/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments