HomeKulturëFilmi shqiptar, kandidat për çmimin Cesar në Francë

Filmi shqiptar, kandidat për çmimin Cesar në Francë

Në edicionin e 50-të të çmimeve Cesar e cila zhvillohet në Francë do të jetë edhe një film shqiptar.

“A short trip” titullohet filmi nga regjisori Erenik Beqiri është kualifikuar për të qenë kandidat për çmimet Cesar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka uruar regjisorin Beqiri dhe producentin e filmit, Olivier Berlemont për përfshirjen e “A short trip” në listën zyrtare për çmimin Cesar 2025. QKK e ka vlerësuar punën e tyre të shkëlqyer teksa i ka uruar suksese të mëtejshme.

Ceremonia e Cesar 2025 pritet të mbahet më 28 shkurt në sallën e koncerteve Olympia.

Në listën e filmave më të mirë të metrazhit të shkurtër bashkë me filmin “A short trip” renditen edhe 23 filma të tjerë të cilët u përzgjodhën nga Komitetet e Filmit me metrazh të shkurtër. Të 24 filmat prezantohen në platformën e shikimit të krijuar enkas për anëtarët e Akademisë Cesar.

Filmi i regjisorit shqiptar Erenik Beqiri, rrëfen historinë e Klodit and Mirës, një çift shqiptar që vendosin së bashku që Mira të martohet me një shtetas francez për vetëm pesë vjet, në mënyrë që të përfitojë edhe ajo shtetësinë franceze.

Personazheve u duhet të përzgjedhin bashkëshortin e duhur, por edhe të gjejnë forcën për t’u shkëputur nga njëri-tjetri.

Çdo vit, Akademia Cesar identifikon më shumë se 3000 kineastë dhe më shumë se 600 filma, pas një kontrolli në bashkëpunim me kompanitë e prodhimit./Shqiptarja.com/Perspektivapress/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments