HomeKulturëGËZUAR 1 QERSHORI - DITA E FËMIJËVE

GËZUAR 1 QERSHORI – DITA E FËMIJËVE

Sot, më 1 qershor në Preshevë me gëzim, të qeshura dhe argëtim pafund në stadiumin e qytetit, festuam së bashku ditën më të veçantë të vitit për të vegjlit tanë – Ditën e Fëmijëve!

Një falënderim për gjithë mësuesit dhe arsimtarët që kontribuan në përgatitjen e programit artistik!

Faleminderit Shtëpisë së Kulturës, Qendrës për Punë Sociale, Bibliotekës së e Qytetit, Qendrës Sportive “Presheva”, Zyrës për të Rinj, kompanisë Jaffa Plus, organizatës “Indigo” dhe të gjitha shkollave në Komunën e Preshevës.

Po ashtu edhe në sheshin e qytetit në Bujanoc, nën organizimin e organizatës joqeveritare BEYOND dhe me përkrahje të komunës së Bujanocit është shënuar dita ndërkombëtare e fëmijëve – 1 qershori.

Fëmijët e mbledhur në shesh patën rastin që të argëtohen me muzikë e valle nga më të ndryshmet, të përgatitur nga nxënësit e shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, si dhe takuan personazhet e tyre të dashur të filmave vizatimor./Perspektiva/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments