HomeKulturëJava Kulturore e Malit të Zi

Java Kulturore e Malit të Zi

Ekspozita, shfaqje filmash e koncerte në Javën e Kulturës së Malit të Zi. Kjo javë kulturore, që sjell aktivitete të ndryshme vjen në vijim dhe të atyre që janë zhvilluar më parë të shteteve të tjera.

Java Kulturore e Malit të Zi nisi me një paradë nga trupa malazeze “Ma?oretkinje”, por në vijim nuk mungojnë dhe aktivitete të tjera. Një ditë më parë ministrja e Kulturës së Malit të Zi Maša Vlaovi? dhe ministrja Elva Margariti në një konference për mediat folën rreth rëndësisë së kësaj jave, si dhe bashkëpunimin në fushën e kulturës ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti ndau gjithashtu në rrjete sociale foto nga aktiviteti, që u zhvillua një ditë më parë në Tiranë. “Me një paradë plot entuziazëm nga trupa malazeze “Ma?oretkinje”, që mblodhi shumë dashamirës të muzikës dhe kuriozë, përgjatë pedonales së Tiranës nisi Java e Kulturës së Malit të Zi, të cilën patëm nderin ta hapnim së bashku me ministren e Kulturës dhe Medieve të vendit fqinj, Maša Vlaovi?

Parada që nisi nga “Reja” na drejtoi në Kalanë e Tiranës, ku u hap ekspozita me kostume tradicionale të të gjitha trevave të Malit të Zi, ku shquhej edhe xhubleta jonë e të tjera veshje, që ruhet me fanatizëm nga shqiptarët e Malit të Zi”, shprehet Margariti në rrjete sociale, që shton se ekspozita librash, shfaqje filmash e koncerte do të vijojnë Javën e Kulturës së Malit të Zi në vendin tonë.

Javët Kulturore Ndërkombëtare ( JKN) nisën në muajin maj e përfundojnë më 30 nëntor 2023. Pas një programi të suksesshëm përgjatë vitit 2022, ministrja e Kulturës Elva Margariti njoftoi më herët se ky program do të vijonte edhe në 2023-shin. Programi i këtij viti nisi me BE, 16-22 maj, për të vijuar dhe me artistë nga shtetet e tjera gjatë javëve kulturore, që janë zhvilluar deri më tani. Java e Kulturës së Malit të Zi, që nisi një ditë më parë përfundon më aktivitetet më 14 korrik./Bulevard/Perspektiva/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments