HomeHumor - ArgëtimKalaja e Rozafës - Destinacioni më i vizituar në Shqipëri 

Kalaja e Rozafës – Destinacioni më i vizituar në Shqipëri 

Rreth 252 mijë vizitorë janë regjistruar për periudhën janar-korrik në parqet arkeologjike në Shqipëri.  Të dhënat i bën publike Ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit dhe shifrat flasin për 44.9% vizitorë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2023.

Destinacioni më i vizituar sipas këtyre të dhënave është Parku Arkeologjik në Shkodër me afro 86 mijë vizitorë.

Por veç atraksioneve natyrore historisë dhe arkeologjisë, turistët e huaj kanë mundësinë të njihen edhe me kulturën e traditat shqiptare.

Ky është vetëm një moment nga shumë aktivitetet e kësaj natyre në qytetin e Shkodrës. Turistët dhe banorët, kaluan një natë ndryshe falë performancës së Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore.

Sipas drejtorit të Ansamblit, ky aktivitet mundësoi njohjen e vlerave të traditës dhe folklorit edhe për turistët e huaj

Parku i Butrintit është një tjetër atraksion interesant për pushuesit, vetëm për periudhën janar korrik është vizituar nga 84.742 vizitorë, ndërsa pas tij Parku Arkeologjik në Apoloni me mbi 68 mijë.

Turistët, apo edhe vizitorët vendas, kanë mundësinë që veç natyrës së bukur në det, mal të shijojnë kulinarinë shqiptare dhe të njihen me historinë, monumentet e kulturës dhe parqet arkeologjike./Shqiptarja.com/Perspektiva/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments