Në Kroaci, në Malin e Zi dhe në Shqipëri, trashëgimia e pushtimit venecian jeton në një seri karnavalesh spektakolare, që këto ditë kanë një aromë lokale, shkruan Camilla Bell-Davies për ”The Guardian”.
Kanervalet në Shkodër, kanë nisur fuqishëm që nga vitet 1990. Ato janë shartuar me një traditë vendase (që ishte e ndaluar në kohën e komunizmit) ku figurat e njohura si ”surretënit” shkonin derë më derë duke kërcyer dhe duke kënduar dhe shpërbleheshin.
Shkodra është e bekuar me një liqen të bukur dhe para se të fillojnë festimet, shkoj në bar-restorantin e Hotel Balani, buzë liqenit, dhe shikoj peshkatarët që kapin krapin e Shkodrës.
Legjenda thotë se krapi është i vetmi peshk që shqiptarëve u pëlqente të hanin gjatë pushtimit venecian, sepse vendasit u tmerruan nga zakoni venecian për të pompuar ujërat e zeza në det.
Tava e krapit është një pjatë kyçe në kohën e karnavalit.(Marrë nga një shkrim më i zgjeruar) /Dita/ Perspektiva/