HomeHumor - ArgëtimMacron: Jetoi dhe krijoi si njeri i lirë

Macron: Jetoi dhe krijoi si njeri i lirë

Pallati Elysee në Paris, në emër të presidentit të Francës Macron ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Ismail Kadare.

Më poshtë komunikata e plotë.

“Këtë të hënë vdiq një shkrimtar që me jetën, veprën dhe personalitetin e tij mishëronte një pasuri për dialogun, forcën e shpirtit europian dhe vokacionin e mikpritjes së Francës. Shkrimtari franko-shqiptar Ismail Kadare u nda nga ne.

Ai ishte ndër ata për të cilët të shkruarit ishte një betejë, ndër ata që çdo fjalë ia rrëmbejnë heshtjes, ndër ata që me çdo rradhë të shkruar mund ta rendojnë dëshminë e ligjërimit të vet, ndër ata që çdo roman mund ta kenë epitafin e jetës së tyre letrare. Kjo sepse ai jetoi dhe krijoi si njeri i lirë në një vend qe nuk ishte i tillë: ne Shqipërine sovjetike të pas Luftës, nën zgjedhën e hekurt të Enver Hoxhës./Tema/Perspektiva/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments