Me ngadalë o Zorraxhi
– Pak si mbrapsht ke hip në kalë
Nuk ke frerë, as nuk ke shalë.
Në këtë rrugë s’të shohin sytë
Maskarallëqe deri në fyt:
– Fukarallëk, skamje, mjerim
Fajet vet i ke o trim!
Ke hy llugave me do shokë
Nuk të lënë qime në kokë,
Kanë me të qethur si kasnec
E nga prapa dhe një spec…
Duke të hipur në biznes
Si gjithherë me interes,
– Nxirre këtu, futja atje
Nuk lë vend të hysh në dhe!
Të hysh në dhe për së gjalli
Kur drejtohesh nga çakalli,
– Në politikë dhe në tregti
Zorraxhi, që s’ka si ti!
Spica Metalike
(Ilustrimi marrë nga interneti)