Me moton “Jam këtu”, qytetarët shqiptarë të Komunës së Medvegjës, më 1 maj, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, e kanë shënuar takimin e vendlindjes, manifestim kulturor e sportive, i cili nuk është organizuar qe 3 vjet.
Kësaj radhe ky manifestim u organizua nën përkujdesjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar, në të cilin morën pjesë përfaqësues nga jeta politike dhe kulturore, si Ambasadori i Kosovës në Beograd Shkëlqesia e tij z. Jetishi , zv. Ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës z. Mevlud Sinani, përfaqësuesi nga Këshilli Kombëtar Shqiptar zyra në Medvegjë z. Arben Ferati si dhe shumë të tjerë nga fusha e kulturës dhe sportit.
Gjatë këtij manifestimi tradicional, u prezantua një program i pasur kulturoro – arstistik dhe sportiv, ku përveç solistëve dhe rapsodëve të njohur nga Medvegja nuk mungoi as zëri i më të vegjëlve tan, me poezi të zgjedhura interpretuar nga nxënësit e Shkollës Fillore “Zenel Hajdini” në Tupallë.
Me një performancë të shkëlqyer në skenë u paraqit edhe trupa artistike e folklorit nga Bujanoci, artist nga Medvegja si: Naile Havazi, Ismet Slihu, Sokol Musliu, Rreze Hajvazi, Rina Uka, Rexhep Abazi, Fehmi Nishevci, Shaban Sijarina me Grupin e të tjerë performuan në mënyrë brilante me këngë dhe vargje dedikuar vendlindjes, në moderimin e shkëlqyeshëm të Shkurte Ibrahimit.
Po ashtu, në këtë manifestim, u zhvillua edhe turneu në fudboll, i cili kishte karakter garues./Medvegja.com//Perspektiva/