HomeKulturëNDAHET NGA JETA AKADEMIK REXHEP QOSJA

NDAHET NGA JETA AKADEMIK REXHEP QOSJA

Më 23 prill 2026, është ndarë nga jeta shkrimtari dhe akademiku i njohur Rexhep Qosja, një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë, kulturës dhe mendimit kritik shqiptar. Sipas njoftimit të familjes, varrimi është zhvilluar në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes, në një ceremoni private. Me dëshirën e të ndjerit, nuk është organizuar asnjë ceremoni pritjeje, ndërsa familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale.

Rexhep Qosja ishte një nga emrat më të shquar të albanologjisë, i njohur për kontributin e tij të gjerë në letërsi, kritikë letrare dhe studime historike, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme intelektuale.

            “Njoftojmë se sot, më datë 23.4.2026 është ndarë nga jeta dhe është varrosur Rexhep Qosja. Varrimi u zhvillua në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes. Me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja. Familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale. Lusim që privatësia jonë të respektohet dhe të na mundësohet të mbajmë zi në qetësi!”, ka shkruar Valjet Rexhepi, nipi i akademikut të ndjerë./Perspektiva/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments