Në edicionin e 23-të të Festivalit të Dibrës, më 30 shtator, dramaturgu Naser Shatrolli ka shkëlqyer me shfaqjen “Grafitet”, e cila u shpall fituese e çmimit kryesor. Gjithashtu, çmimi i dytë shkoi për aktorin Gani Veseli për performancën e tij të jashtëzakonshme.
Çmimi “Sulejman Pitarka” Shfaqja më e mirë – Grafitet (Teatri Presheves)
Aktori më i mirë joprotagonist – Gani veseli (Teatri Presheves)
Faleminderit Jurisë për vlerësimin .
Për mediumin Kosova.sot u shpreh regjisori Naser Shatrolli: “Shfaqjen e kemi realizuar me dashuri dhe përgjegjësi. E kam dashur që t’ia dhuroj një copë zemre tokës së Preshevës,” tha Shatrolli pas triumfit. Ai, falënderoi bashkëpunëtorët dhe jurinë për vlerësimin e tyre, duke e quajtur këtë sukses një moment mirënjohjeje të thellë. /Perspektiva/