Akademia e filmit ka shpallur sot nominimet për çmim “Oscar” për vitin 2025. Ceremonia e edicionit të 97-të të çmimeve “Oscar” 2025 do të transmetohet më 2 mars, sipas “New York Times”.
Pas një vonese për shkak të zjarreve në Los Anxheles, Akademia e Filmit ka shpallur sot nominimet për çmim “Oscar” 2025 – ku filmat si “Emilia Perez”, “The Brutalist” dhe “Wicked” ishin ndër më të vlerësuarit.
“Emilia Pérez” kryesoi me 13 nominime, duke përfshirë “Filmin më të mirë”.
“The Brutalist” dhe “Wicked”, gjithashtu u nominuan për “Filmin më të mirë”, dhe të dy morën nga 10 nominime.
Filmi brazilian “I’m Still Here” – në të cilin Fernanda Torres – mori çmimin e aktores më të mirë në Golden Globes – u nominua për Filmin më të mirë, Artistin dhe Aktoren më të mirë ndërkombëtare.
Ceremonia, e drejtuar nga Conan O’Brien, do të zhvillohet më 2 mars dhe do të transmetohet në ABC dhe streaming në Hulu./Bulevard/Perspektivapress/