HomeHumor - ArgëtimPromovohet libri për fëmijë "Vargjet e zemrës sime"

Promovohet libri për fëmijë “Vargjet e zemrës sime”

Në sektorin për fëmijë aty ku dhe do të vendoset libri me vjersha “Vargjet e zemrës sime” , më 21 gusht 2024,  është është bërë promovimi i këtij botimi të autores Tuana Veliu.

Në pranin e shumë të pranishmëve në mesin e tyre edhe mësimdhënës , autorja ka shfletuar në detaje librin, që sot e tutje do të jetë në raftet e bibliotekës në Preshevë dhe nëndegëve të saja. Drejtoresha Albina Azizi ka përgëzuar autoren për librin e saj, duke e inkurajuar që të vazhdojë edhe më botime të tjera. Ndër tjera drejtoresha ka bërë thirrje që edhe fëmijët e tjerë të ndjekin rrugën e Tuanës dhe shumë krijuesve të rinjë.

Ndërsa Fitimi Nuhiu nga grupi letrare “Lexo” , gjithashtu ka çmuar lartë angazhimin e Tuanës që pasionin për librin t’a konkretizojn në letër.

Edhe drejtori i shkollës fillore “Zenel Ajdini” , z. Shukri Ymeri ka përgëzuar nxënësen Tuana Veliu , duke konsideruar se përkushtimi i Tuanës është pasqyrë edhe e shkollës ku ajo vijon mësimet, dhe do të shërbejë për motivimin edhe të nxënësve të tjerë .

Mësimdhënësi nga kjo shkollë Shefat Ademi, po ashtu ka potencuar se ai do të jetë gjithmonë pranë nxënësve, që pasionin për krijime letrare t’a konkretizojnë në botime.

Në promovim u recituan edhe poezi nga libri i autores.

Në fund drejtoresha Albina Azizi i ka ndarë Taunës edhe një mirënjohje për pasurimin e fondit librar./Perspektiva/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments