HomeKulturëPromovohet libri “Zëri im për ty Medvegjë”

Promovohet libri “Zëri im për ty Medvegjë”

Më 28.04.2023 në bibliotekën kombëtare “Pjetër Bogdani “në Prishtinë me fillim në ora 12.00 u bë përurimi i librit me titull ”Zëri im për ty Medvegjë “, autore Majlinda Shaqiri në praninë e një numri të poetëve artdashësve nga viset e ndryshme shqiptare si dhe nga mërgata.

Këtë eveniment të rëndësishëm e moderoi poetja Drita Kosumi Syla. Në fillim Erestina Hoti deklamoi poezinë të autores së librit Majlinda Shaqiri me titull “Medvegjë” që u përcjell me shumë interesim dhe u duartrokit nga të pranishmit.

Moderatorja Drita Kosumi Syla hapi përurimin duke i përshëndetur të pranishmit dhe në emër të organizatorëve ju dëshiroj mirëseardhje dhe i njoftoi me programin e përurimit të librit. Një histori të shkurtër e bëri për jetën, veprimtarinë kombëtare dhe krijimtarinë poetike kulturore të autores Majlinda Shaqiri.

Në vazhdim e ftoi redaktorin e librit Z.Rrahman Hysesni për një fjalë rasti i cili bëri një rrëfim të shkurtër duke deklamuar ca vargje nga libri. Në vazhdim Laureta Hoti deklamoi poezinë me titull “ Jemi shqiptar”. Profesor Rexhep Abazi bënë një vështrim për rëndësinë dhe vlerën e librit njëherit nuk mund të anashkaloj vendlindjen e poetes Majlinda. Mësuesi nga Medvegja Hamdi Hajdini, gjithashtu bëri një vlerësim për librin dhe poeten Majlinda duke i dëshiruar suksese të mëtutjeshme.

Emrije Krosi nga Shqipëria me një fjalë rasti i përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoj për ftesën për pjesmarrje duke bër një vlersim të lart për librin. Moderatorja Drita Kosumi Syla lexoi vlerimin që i është bërë nga Kozeta Zavalani dhe Nusha Zhuba .Një vlersim të veçantë por me shum emocione për librin dhe veprimtarin dhe krijimtarinë e Majlinda Shaqirit e bëri Doktoresha, poetja, humanistja veprimtarja e pa lodhur e çështjes kombëtare ish deputetja dhe ish e burgosura politike në burgjet e Serbisë dhe luftëtarja Flora Brovina e cila u përcjell me duartrokitje të gjata.

Gjithashtu Zenel Krasniqi nga Juniku veprimtar dhe ish i burgosur politik i përshëndeti të pranishmit dhe vlerësoi lart veprimtarinë e Majlinda Shaqiri. Gjithashtu për librin dhanë vlerësimet e tyre edhe Prof. Jakup Krasniq, poetja Rabije Bytyqi ,poetja Lumturi Lume Plaku nga Shqipëria dhe të tjerë. Dhe në fund me një falë falënderuaes dhe mirseardhje për të gjithë të pranishmit e bëri autorja e librit Majlinda Shaqiri e cila në emrin e vet dhe të familjes së sajë sidomos bashkëshortit që në çdo moment ishte pranë për gjithë veprimtarin dhe aktivitetin krijues si dhe gjithë ata që edhe sot nuk përtuan dhe rezervuan kohë për pjesëmarrje e cila gjithashtu fliste me fjalë emocionuese. Dhe në fund, modertorja mbylli këtë eveniment të rëndësishëm duke i falënderu për pjesëmarrje dhe i ftoi për një koktej tek radio Prishtina. /Perspektiva/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments