Qeveria e Shqipërisë ka shpallur të martën dhe të mërkurën ditë zie kombëtare, në nderim të shkrimtarit shqiptar, Ismail Kadare, i cili vdiq sot në moshën 88-vjeçare.
Flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë në nderim të veprës dhe kontributit të shkrimtarit shqiptar me famë ndërkombëtare, Ismail Kadare, shkruan Abcnews.al, transmeton Klankosova.tv.
Kryeministri Rama s’gjen fjalë pas vdekjes së Kadaresë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbetur pa fjalë pas lajmit për vdekjen e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare.
“Asnjë fjalë nuk më vjen në këtë moment”, tha Rama, duke kujtuar më pas një mesazh të publikuar për ditëlindjen e tij, njofton Klankosova.tv.
Mediat botërore shkruajnë për vdekjen e shkrimtarit Ismail Kadare
Mediat botërore po shkruajnë për vdekjen e njërit ndër shkrimtarët më të mëdhenj të kombit shqiptar, Ismail Kadarenë.
Ndër mediat që veçohen janë Associated Press, The Guardian, RFI, Le Monde, AFP e shumë të tjera, përcjell Klankosova.tv.
Ato e përshkruajnë Kadarenë si një gjigand të letërsisë shqiptare, novelist me famë botërore si dhe thonë se me vdekjen e tij vdiq edhe një qytetërim.