HomeKulturëDitët e Diasporës - Bujanoci 2023

Ditët e Diasporës – Bujanoci 2023

Me një program të pasur kulturo-artistik, në Bujanoc, u përmbyllëm “Ditët e Diasporës”, manifestim treditor, tashmë tradicional, i cili i kushtohet ardhjes së mërgimtarëve në vendlindje, duke i mirëpritur ata si pjesë e pandashme e shoqërisë sonë.

Programi kulturor – artistik dhe sportiv filloi, më 30 Korrik 2023 (e diel), në ora 09:00 – Ditët e Diasporës do të fillojnë me manifestimin sportive Çiklizëm: Relacioni Bujanoc – Preshevë – Bujanoc ( nisja para komunës);

Pastaj, më 31 Korrik 2023 (e hënë) ora 10:00 – 14:00, do të zhvillohet Takimi i Kryetarit të Komunës së Bujanocit me mërgimtarët (zyra e kryetarit të komunës), ndërsa në ora 20:30 Futboll: Klubi i Futbollit  “Tërnoci – Diaspora” te (Stadiumi i Klubit të Futbollit  të Tërnocit)

Ndërsa më 01 Gusht 2023 (e martë), ora 13:00; do të zhvillohet një  Takim pune me shoqatat e diasporës në Restaurant Rozafa në Bujanoc, në vazhdim në ora 19:30, do të jepet një program i pasur kulturo – artistik në sheshin e qytetit nën Performancën e  nxënësve të Shkollës Fillore “Naim Frashëri” Bujanoc, si dhe në përmbyllje të programit edhe Performanca nga Shoqëria Kulturo Artistike  “Zëri i Luginës)./Perspektiva/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments