HomeHumor - Argëtim“VIA GOLI OTOK“ - NJË VEPËR DOKUMENTARE PËR KALVARIN E MËSUEVE SHQIPTARË

“VIA GOLI OTOK“ – NJË VEPËR DOKUMENTARE PËR KALVARIN E MËSUEVE SHQIPTARË

Veterani i arsimit shqip, veprimtari i madh kombëtar dhe publicisti i shquar tetovar Prof. Fadil Lushi sapo ka publikuar librin e tij me titull “VIA GOLI OTOK“. Një vepër kjo madhore ku autori me fakte e dëshmi historike rrëfen për odiseadën e veprimtarëve të kombit e atdheut dhe të punëtorëve të arsimit kombëtar në ish-Jugosllavi, të cilët nga regjimi totalitar e fashist sllavo-komunist kaluan nëpër guvat më të errëta të ferrit e purgatorit dantesk.

Kjo vepër me peshë dhe vlera kulturo-arsimore e historike i bën një nder të veçantë kauzës sonë kombëtare, duke vlerësuar lartë veprimtarinë e patriotëve dhe mësuesve shqiptarë, të cilët qëndruan krenarë, stoikë, ballëlartë dhe të palëkundur në idealet e tyre madhore kombëtare për liri, demokraci dhe pavarësi të shqiptarizmës nga thundrat e vargonjtë e okupimit sllav.

Prof. Fadili me fakte katërcipërisht të dëshmuara, rrëfen për gjitha vuajtjet, malltretimet dhe persekutimet e mësuesve shqiptarë në qelitë e burgut famëkeq të Goli Otokut.

Vet profesor Fadili ka qenë viktimë e persekutimit dhe burgosjes nga regjimi i kohës për shkak të veprimtarisë së tij të bujshme kombëtare, madje-madje edhe familjarët e tij, si gjyshi Ahmet Vehap Lushi (mësues dhe kryetar i Ballit Kombëtar në Tetovë), babai dhe xhaxhai i tij, mësuesi dhe patrioti Vehbi Lushi (i cili nga viti 1952 qëndroi plot tetë vite burgun “Petrova Rupa” në Goli Otok) etj.

“Via Goli Otok”, pra, është një vepër kapitale që do radhitet me nder në arkivat, bibliotekat dhe shkollat e vendeve tona. E përgëzoj për këtë vepër me respekt dhe konsideratë të veçantë autorin dhe publicistin Prof. Fadil Lushi – publikues i mbi 400 shkrimeve e eseve autoriale në shtypin tonë dhe në rrjetin social!/Perspektiva/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments