Nën organizimin e SHTKK-së së Luginës së Preshevës, u shënua Manifestimi “Jehona e Poezisë dhe recitimit –trashëgimi kulturore në Luginë të Preshevës”.
Në ambientet e restorantit “Romansa” në fshatin Zhunicë u organizua ky event kulturor, në të cilën morën pjesë poetë e dashamirë të artit nga trojet shqiptare si: nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, nga Kosova dhe nga Lugina e Preshevës.
Këtë manifestim e udhëhoqi z. Xhemaledin Salihu, kryetar i SHTKK-së.
Pjesa e parë e manifestimit ishin kumtesat lidhur me poezinë, kulturën letrare dhe për recitimet të përgatitura nga Jonuz Fetahaj, Hysen Këqiku dhe nga Xhemaledin Salihu, të cilat ishin me interes për të pranishmit.
Më pas pasoi ora letrare në të cilën lexuan disa poetë pjesëmarrës ku në mesin e tyre pati edhe recitime e deklamime poezishë nga të pranishmit.
Juria në përbërje: Jonuz Fetahaj, Mexhid Mehmeti dhe Hysen Këqiku përzgjodhën tri poezitë fituese dhe ate:
Çmimi i parë i takoi poeteshës së njohur Albina Idrizi, çmimi i dytë poetit kumanovar Sevdail Demiri dhe çmimi i tretë poeteshës Jalldëze Kasumi.
U ndan edhe mirënjohje për kontribuesit e garave të recitimeve pas vdekjes dhe për të gjallët e pranishëm.
Në fund organizatori shtroi drekë tradicionale preshevare…/Nacioanli/Perspektiva/